
Mesfushori i Arsenalit Aaron Ramsey nënshkroi një para-kontratë me Juventusin, ndërsa do të bashkohet me skuadrën bardhezi në muajin qershor.
Kampionet e Italisë e zyrtarizuan akordin, pasi uellsiani kreu vizitat mjekësore në janar do të përfitojë 456 mijë euro në muaj për 4 vitet e ardhshme.
28-vjeçari bëhet lojtari i dytë më i paguar, pas Cristiano Ronaldos dhe britaniku më i paguar në një klub futbolli. (A2 Televizion)