Skënderbeu ka marrë një fitore tepër të rëndësishme kundër Laçit këtë të hënë, në ndeshjen e fundit të javës së 21-të të Kategorisë Superiore, duke e kapërcyer në renditje.
Tashmë korçarët janë në vend të katërt, me vetëm tri pikë diferencë nga Teuta e vendit të tretë. Kjo ishte fitorja e parë për skuadrën e drejtuar nga Orges Shehi, pas gjashtë humbjesh rresht në kampionat, një seri ndër më negativet e viteve të fundit për klubin.
Pas një pjesë të parë të mbyllur pa gola, gjithçka u vend në të dytën, ku u akorduan edhe dy 11-metërsh. Krasniqi kaloi korçarët në epërsi dhjetë minuta nga nisja e pjesës së dytë pasi devijoi bukur me kokë një krosim të Muzakës, ndërsa në të 76’ ishte po Krasniqi që fitoi penalltinë për Skënderbeun, e shndërruar në gol nga Pervan. Laçi mundi vetëm të shkurtonte diferencën në të 90’ kur Gjoni fitoi një penallti të ekzekutuar dhe realizuar nga Slemani.
Javën e ardhshme kurbinasit kanë një sfidë edhe më të vështirë, pasi presin Partizanin kryesues, ndërsa Skënderbeu udhëton për në Vlorë për përballjen me Falmurtarin. (A2 Televizion)