Policia e Sesto San Giovanni në Itali bën me dije se ka sekuestruar 276 kg marijuanë gjatë një kontrolli në një kapanon në Misinto të Monza Brianza, gjatë së cilit u arrestuan dhe 5 persona nga 26-54 vjeç.
3 nga të arrestuarit janë italianë, të dënuar dhe më parë për krime të lidhura me drogën, ndërsa dy të tjerët janë shtetas të huaj.
Gjatë operacionit u sekuestruan dhe telefonët e të akuzuarve si dhe mjete të tjera që përdoreshin për paketimin e lëndës narkotike.
Dyshimet e policisë për këtë grup kriminal që shpërndante lëndë narkotike u rritën pas hyrje daljeve të shpeshta me makinë në kapanon, në një kohë kur vendi ndodhet në një qarkullim të limituar për shkak të koronavirusit.
Efektivët rrethuan ndërtesën dhe pasi hynë aty gjetën sasinë e madhe të drogës. 5 persona e ndaluar tashmë, sapo pikasën policinë u përpoqën që të thyenin telefonat e tyre. (A2 Televizion)