
Partia Socialiste vlerësoi gjetjet përfundimtare të OSB/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit si raportin më të mirë që Shqipëria ka marrë për proceset zgjedhore në këto 30 vite.
Pasi pati këtë lexim optimist, partia në pushtet tregohet e gatshme që të ulet në tryezën e bisedimeve me opozitën për të zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR, sa i takon përmirësimit të kuadrit ligjor.
“Angazhimi ynë si forca me e madhe politike është adresimi i rekomandimeve. Një numër të rekomandimeve të OSBE dhe Komisionet u adresuan, të tjera mbetën të pa adresuar. Dëshirojmë të shprehim gatishmërinë tonë me OSBE dhe për të vijuar përpjekjet me aktorët në vend për të adresuar rekomandimet në frymë e letër”, tha sekretari organizativ në PS, Pëllumbi. (A2 Televizion)