Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti konfirmoi se qëndron pas çdo deklarate që ka dhënë për liqenin e Ujmanit. Marrëveshjen e Uashingtonit e pati cilësuar të pazbatueshme, në kohën kur u nënshkrua më 4 shtator të vitit të kaluar. Kjo lë të kuptohet se ka pak gjasa që Kurti të marrë për bazë zgjidhjen e ofruar nga ekspertët amerikanë, që Ujmani të shfrytëzohet nga Kosova dhe Serbia, njësoj si me lumin Kolumbia mes SHBA-ve dhe Kanadasë. (A2 Televizion)
Raporti i ekspertëve të SHBA, Kurti nuk e ka lexuar ende, mbron qëndrimet e kaluara
