Raporti i “Freedom House” shqetëson presidentin, Meta: Të ringrihemi në trajektoren e demokracisë

Nga A2 CNN
6 Maj 2020, 10:24 | Politikë
Raporti i “Freedom House” shqetëson presidentin, Meta: Të

Konkluzionet e raportit të “Freedom House” për “Vendet në Tranzicion” kanë shqetësuar Presidentin e Republikës Ilir Meta, i cili ka reaguar menjëherë përmes një statusi në Facebook.

Sipas kreut të shtetit, përkeqësimi i nivelit të demokracisë, rënia në qeverisje dhe procesi zgjedhor kërkojnë një reagim të menjëhershëm për t’u rikthyer në trajektoren e demokracisë dhe përmbushjen e kushteve të vendosura nga BE për integrimin.

Postimi i Presidentit Meta

“Thellësisht i shqetësuar nga konkluzionet e raportit të organizatës “Freedom House”. Përkeqësimi i treguesve për nivelin e demokracisë, rënia në qeverisje dhe procesin zgjedhor kërkojnë një reflektim dhe përgjigje nga të gjithë. Konkluzioni në raport se: “Nga Tirana në Tbilisi, ata që janë në pushtet, nuk janë të interesuar që ta bëjnë parlamentin një vend ku diskutohet” është një këmbanë e fortë alarmi. Është koha për një ringritje të menjëhershme dhe për një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, me qëllim integrimin e plotë të vendit pa zvarritje të mëtejshme”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos