All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Raporti për koncesionin e “check-up”, Gjata: Është paguar për 580 mijë kontrolle të pakryera

Nga A2 CNN
3 Janar 2020, 15:18 | Politikë
Raporti për koncesionin e “check-up”, Gjata: Është
All - Paragraf - 1

Për Sekretarin për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, koncesioni i “check-up” është një dhuratë 8,5 milionë euro e Edi Ramës për financuesen e partisë së tij.

Duke iu referuar një raporti zyrtar të Ministrisë së Financave, Gjata tha se qeveria ka paguar koncesionarin për 580 mijë kontrolle shëndetësore të pakryera.

All - Paragraf - 3

“Të dhënat zyrtare tregojnë se Edi Rama i ka dhuruar financueses së e fushatës së tij elektorale, Vilma Nushi, 8,5 milionë euro përmes kontratës korruptive të koncesionit të check up-it. Një raport i dhjetorit për koncesionet i Ministrisë së Financave, konfirmon se për 3 vitet e para të lidhjes së kontratës së dështuar dhe korruptive të check up-it, mikesha dhe financuesja e Edi Ramës është paguar për 580 mijë kontrolle të pakryera. Fatura që shqiptarët kanë paguar për të pasuruar oligarken dhe kryeministrin është 8.5 milionë euro. Partia Demokratike e ka denoncuar që prej fillimit këtë kontratë korruptive të miratuar nga qeveria e Edi Ramës, sipas të cilës financuesja e Partisë Socialiste duhet të paguhet nga paratë e shqiptarëve për 475 mijë kontrolle në vit, pavarësisht numrit shumë  më të ulët që realizohet në të vërtetë. Janë 8.5 milionë euro , të cilat, në vend t’i bëheshin dhuratë për të pasuruar  një prej oligarkëve të Edi Ramës, mund të ishin përdorur për të zbutur varfërinë në  vend”, tha Gjata. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos