Kryesimi i OSBE, Deutsche Welle: Sfidat e organizatës, detyrime edhe për Shqipërinë

Nga A2 CNN
2 Janar 2020, 20:57 | Politikë

E vogël, ende nen monitorimin e OSBE-se, në krye të një viti konfliktesh të forta politike dhe institucionale, sot është në krye të sfidave me të cilat përballet një organizatë e madhe prej 57 vendesh , si ajo për Siguri dhe bashkëpunim në Europë.

 Siç sjell në vëmendje një analizë e publikuar nga Deutsche Welle , detyrat e OSBE-së janë të shumta - prej vëzhgimit të zgjedhjeve, luftës për lirinë e shtypit, mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve e deri tek misioni vëzhgues në lindje të Ukrainës, si dhe misione të tjera.

Kryeministri Edi Rama gjatë Këshillit të Ministrave të OSBE-së në Sllovaki.

‘’Shqipëria do të angazhohet për zgjidhjen dhe parandalimin e konflikteve, adresimin e kërcënimeve ndërkombëtare, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimin e proceseve demokratike dhe afirmimin për të drejtat dhe liritë themelore’’, deklaroi i ngarkuari nga kryeministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

https://a2news.com/2020/01/01/shqiperia-merr-kryesine-e-osbe-qe-prej-1-janarit/

Ndërkohë që Shqipëria përballet vetë me një pjesë prej këtyre detyrave. Në analizë theksohet kriza në vendin ballkanik, ku demokracia nuk është stabilizuar tërësisht as 30 vjet pas rënies së regjimit komunist. Vetë OSBE-ja ka një mision në Tiranë, për të vëzhguar gjendjen e demokracisë. Misioni angazhohet për zbutjen e krizës dhe forcimin e institucioneve të vendit, në një situatë konflikti permanent mes pozitës dhe opozitës, ku disa institucione janë bllokuar me vite të tëra.

https://a2news.com/2019/12/13/kryesimi-i-osbe-nga-shqiperia-hand-sugjeron-ta-nise-duke-forcuar-jo-cenuar-lirine-e-shprehjes/

Panorama politike është e njohur tashmë, kryeministri Rama ka shumicën qeverisëse, Partia Demokratike dogji mandatet e deputeteve, si dhe bojkotoi zgjedhjet vendore, për shkak të dyshimeve për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare te 2017-ës.

 “Vëzhguesit thonë se Shqipëria ka probleme të mëdha me korrupsionin dhe krimin e organizuar”, thuhet në analizën e publikuar nga Deutsche Welle. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos