Rashford ia bën të hidhur Mourinhos rikthimin në Mançester

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2019, 22:32 | Futboll
Rashford ia bën të hidhur Mourinhos rikthimin në Mançester

Marcus Rashford ishte heroi i mbrëmjes ku Jose Mourinho u kthye si kundërshtar në Old Trafford.

Sulmuesi anglez shënoi dy herë për United në fitoren 2-1 të “Djajve të Kuq” ndaj Tottenham, ekipit që drejtohet nga trajneri portugez.

Me këto 3 pikë, United e kalon në renditje Tottenhamin dhe ngjitet në vendin e gjashtë të renditjes, 8 pikë larg Chelsea të vendit të katërt, që fitoi 2-1 ndaj Aston Villa me golat e Abraham dhe Mount.

Ndërkohë, Leicester vijon serinë e rezultateve pozitive dhe ruan vendin e dytë pasi mposhti 2-0 Watford. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=4JaGgcg1pHs

A2 CNN Livestream

Latest Videos