
Francezi Amirushe Hamar konsiderohet si pacienti i parë në Evropë me koronavirus. Ai ishte trajtuar në dhjetor për probleme të rënda në frymëmarrje. Hamar i shpëtoi infeksionit, dhe tregon për CNN atë që përjetoi në atë kohë.
Ai u shtrua në një spital të Parisit në dhjetor. Amirouche Hammar është shëndoshë e mirë në shtëpinë e tij tani dhe thotë se doktorët në atë kohë nuk e zbuluan dot çfarë nuk shkonte me të. Dy javë më parë iu konfirmua se ishte prekur nga Covid-19.
“Kisha ndjesinë e mbytjes, sikur dikush më therte në mushkëri. Vuajta shumë në spital. Nuk isha në gjendje të ngrihesha. Kisha shumë dhimbje dhe kollë me gjak. Ishte e tmerrshme. U lehtësova pasi mësova se çfarë ishte, por edhe e frikshme të di se ky infeksion tani po shkatërron botën”, shprehet Amirouche Hammar.
Amari pati simptomën e parë më 20 dhjetor. Në atë kohë, Franca vazhdonte normalitetin e saj pa qenë në dijeni të shpërthimit të koronavirusit në Evropë dhe në dy muaj distancë, Italia nisi të izolonte disa nga qytetet veriore. Por, një grup doktorësh francezë vendosën të rishikonin kampionët e vjetër për të parë nëse dikush ishte keq-diagnostikuar më herët.
“Ne nuk po shikonim për të. Nuk na shkoi në mendje ajo diagnozë në atë kohë, derisa u shpall epidemia në Kinë në fund të dhjetorit, fillim janari. Nuk menduam se kishim raste këtu”, tha Yves Cohen, specialist në përkujdesjen intensive. Organizata Botërore e Shëndetësisë tani kërkon që edhe vende të tjera të bëjnë të njëjtën gjë. Nëse Covid-19 gjendej në Paris në dhjetor, ku mund të ishte hasur tjetër? Është akoma herët për të cilësuar Hammar, si pacientin zero të Evropës. Por, ai është rasti më i hershëm që ne njohim. (A2 Televizion)