RD feston 28-vjetorin, Basha: PD me gazetarët

Nga A2 CNN
7 Janar 2019, 20:24 | Aktualitet
RD feston 28-vjetorin, Basha: PD me gazetarët

Gazeta “Rilindja Demokratike” festoi 28-vjetorin e themelimit të saj, në një ceremoni ku ishin të ftuar përfaqësues të medias.

Kreu i PD, Lulzim Basha ngriti një dolli për të gjithë gazetarët dhe garantoi se PD do të jetë në krah të çdo gazetari për çdo betejë të tyre.

“Uroj të gjithë gazetarët ta mbushim këtë gotë, jo me të zezat që ky regjim ka derdhur ndaj mediave, por me të mirat dhe qëndresën e tyre. Garantoj në emër të PD se do jemi krah tyre. Një vit të mbarë për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe një vit të mbarë për lirinë e medias”, është shprehur Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos