
Real Madrid përfiton nga humbja e Barcelonës në Valencia dhe ngjitet në vendin e parë tashmë e vetme, me tri pikë diferencë nga rivalët e përjetshëm blaugrana.
Madrilenëve i duhet vetëm një gol për të mposhtur Valliadolid-in e vendit të 16, por shumë solid, falë golit me kokë të Nachos në minutën e 78.
Ky është rezultati i 19-të pozitiv radhazi për djemtë e Zinedine Zidane, që mund të shohin më me optimizëm objektivin e rikthimit të titullit në kryeqytet. (A2 Televizion)