Strakosha bën gafë në derbi, por e shpëton…”çmenduria” e kolegut

Nga A2 CNN
26 Janar 2020, 19:22 | Futboll

Derby i kryeqytetit italian, Roma-Lazio, përfundon me rezultatin 1-1. Një ndeshje plot emocione dhe me një anulim penalltie nga VAR, por edhe gabime të pafalshme të portierëve.

Gafa e Strakoshës

Fatkeqësisht protagonisti i parë ka qenë pikërisht gardiani i portës së Lazios dhe Kombëtares tonë, Thomas Strakosha, që në minutën 26 del në mënyrë tërësisht të gabuar duke lejuar sulmuesin Edin Dzeko të shënojë avantazhin e Romës.

Gafa e Pau Lopez

Fatmirësisht për Strakoshën, bëma e tij, që mund të kujtojë gafën ndaj Turqisë në minutën e fundit, u zbeh ndjeshëm disa minuta më vonë, por kolegu romanist Pau Lopez grushtoi një top pa asnjë rrezik, që pas disa përplasjesh komike u shty në portë nga mbrojtësi Acerbi i Lazios. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos