Tirana afron në skuadër mesfushorin nga Guinea

Nga A2 CNN
26 Janar 2020, 15:35 | Futboll
Tirana afron në skuadër mesfushorin nga Guinea

Lancinet Sidibe është zyrtarisht një lojtar i Tiranës. Mesfushori nga Guinea është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit.

Marrëveshja me Sidibe ishte arritur prej disa ditësh, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi nga klubi kryeqytetas nëpërmjet rrjeteve sociale.

23-vjeçari, i cili është huazuar nga Besëlidhja, ka luajtur më parë për Teutën dhe Flamurtarin në Kategorinë Superiore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos