Strategjia e Juventus, pas Kostic, Depay është objektivi për sulmin

Nga A2 CNN
9 Gusht 2022, 18:05 | Futboll
Strategjia e Juventus, pas Kostic, Depay është objektivi për

Në pritje të zyrtarizimit të Kostic, Eintracht i Frankfurtit njoftoi se futbollisti nuk do të grumbullohet për finale e Superkupës së Europës kundër Realit të Madridit, pasi “është në negociata të avancuara me një tjetër klub”.

Praktikisht marrëveshja është mbyllur dhe Juventusi do t’i përqendrojë forcat te Depay, një prej lojtarëve që do të largohen nga Barcelona gjatë kësaj vere. Holandezi është në avantazh përballë polakut Milik. “Zonja e Vjetër” i ofron kontratë 2-vjeçar edhe një rol protagonist.

Një tjetër synim i Juventusit mbetet përforcimi i mesfushës. Alternativë e preferuar në këtë repart është Leandro Paredes i Paris Saint Germain, i cili duket në avantazh me Frattesi-n e Sassuolo.

Megjithatë, operacioni për mesfushorin argjentinas do të nisë vetëm nëse finalizohet transferimi i Rabiot te Mançester United. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos