Përfundon Europa League e Shkupit, projektohet ”derbi” për grupet e Conference

Nga A2 CNN
9 Gusht 2022, 23:28 | Futboll
Përfundon Europa League e Shkupit, projektohet ”derbi” për

Shkupi eliminohet nga Europa League, pasi humbi të dy përballjet me irlandezët e Shamrock. Pas humbjes 3-1 në transfertë, Shkupi tentoi t’i afrohej golit në disa raste, por u godit nga Gafnei në minutën 65, kur dukej se mund të arrinte një përmbysje.

Irlandezët miqtë goditën në përfundim edhe me Emakhu, dhe goli i Shkupit me sulmuesin Adetunji ishte thjesht një ngushëllim para eliminimit nga Europa League.

Gjithsesi, aventura europiane e Shkupit nuk mbyllet madje projektohet një derbi shqiptar në fazën play-off të Conference League.

Ekipi nga Maqedonia do të presë në fakt fituesen e përballjes Ballkan-Klaksvik, me kosovarët në avantazh 3-2 në ndeshjen e parë, ndaj rivalëve nga Ishujt Faroe. Një fitore e Ballkanit do të siguronte një hyrje të garantuar në grupe për një nga ekipet me origjinë shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos