Real Madrid njofton largimin e Sergio Ramos

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 21:47 | Futboll
Real Madrid njofton largimin e Sergio Ramos

Sergio Ramos do të largohet nga Real Madrid.

Klubi spanjoll ka njoftuar me një komunikatë zyrtare se ditën e nesërme do të zhvillohet një konferencë shtypi ku kapiteni do të shpjegojë arsyet e largimit nga ekipi me të cilin ka shkruar historinë.

Qendërmbrojtësi iu bashkua Realit në vitin 2005 dhe ka fituar shumë tituj, mes të cilëve edhe 4 Champions League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos