
Uellsi bën një hap përpara drejt kualifikimit në kampionatin europian, duke mundur me rezultatin 1-0 Turqinë, e cila nga ana e saj ndodhet me një këmbë jashtë turneut kontinental të futbollit.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi nga lojtari i Juventusit Aaron Ramsey, në përfundim të pjesës së parë, pas një asist të Gareth Bale.
Pikërisht lojtari i Realit që në këtë sezon ka luajtur në Premier League me Tottenham, mungoi një rast të artë në minutën 61, duke gabuar në mënyrë të rëndomtë një 11-metërsh.
Britanikët shënuan gjithsesi në minutat e fundit shtesë golin e sigurisë me Connor Roberts, suke siguruar fitoren tejet të rëndësishme. (A2 Televizion)