Real Madrid rikthehet në vend të katërt të renditjes së kampionatit spanjoll, pas një fitoreje të vështirë kundër Betis.
Luka Modric kaloi kampionët e Europës në epërsi, por vendasit barazuan me Sergio Canales. Në fund, ish-lojtari i Betisit, Ceballos, shënoi një gol dramatik me goditje dënimi, për t’i dhënë tri pikët madrilenëve.
Pavarësisht fitores, Reali largohet nge Sevilja me shqetësimin për Karim Benzema, i cili u dëmtua në pjesën e parë dhe nuk u rikthye në fushë pas pushimit. Francezi u përplas me Marc Bartra në një dyluftim dhe gjatë rrëzimit dwmtoi një gisht. (A2 Televizion)
