
Reali i Madridit nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e fundit për vitin 2020 përballë Elche.
“Galaktikët” humbën dy pikë të rëndësishme në këtë ndeshje që megjithatë i mban ende në vend të dytë pas Atleticos.
Djemtë e Zidane kaluan të parët në avantazh në minutën e 20 të takimit. Marco Asension gjuan nga distanca, por goditja e tij qëllon shtyllën dhe nga topi i kthyer përfiton Luka Modric që me një goditje me kokë shënon për 1-0.
Në pjesën e dytë vendasit dukeshin më të vendosur dhe në minutën e 52-të fitojnë një penallti që u shndërrua në gol nga Fidel.
Zinedine Zidane edhe pse bëri disa zëvendësime, nuk mundi të marr më shum se një barazim, që e mban në vendin e dytë me 33 pikë pas 16 javësh të luajtura. (A2 Televizion)