Reali i afrohet sërish Barcës, zgjidh ndeshjen në pjesën e parë

Nga A2 CNN
14 Qershor 2020, 22:17 | Futboll
Reali i afrohet sërish Barcës, zgjidh ndeshjen në pjesën e

Reali i përgjigjet me fitore Barcelonës, dhe pas shokut të pandemisë vijon sërish të ndjekë atë me dy pikë diferencë.

Los Blancos nuk e diskutuan fitoren me Eibar, duke vendosur gjithçka në pjesën e parë, që thjeshtësohet qysh në fillim me parabolën e gjermanit Kroos në minutën e katërt.

https://a2news.com/2020/06/14/barcelona-vijon-me-protokollin-e-saj/

Më pas është një kombinim i bukur i finalizuar nga Sergio Ramos (’30)  dhe një predhë e brazilianit Marcelo (‘37) që sigurojnë fitoren, me rezultatin që ndryshon vetëm për golin e nderit për Eibar, që bie sërish në zonën e nxehtë për rënie nga kategoria, falë edhe një gabimi të portierit Courtois.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos