Reali kalon me “poker” në finalen e Botërorit të Klubeve

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2023, 22:05 | Futboll
Reali kalon me “poker” në finalen e Botërorit të

Real Madrid mundi 4-1 egjiptianët e Al Ahly dhe do të përballet me Al Hilal në finalen e Botërorit të Klubeve.

Vinicius Jr. zhbllokoi rezultatin në fundin e pjesës së parë (42’), duke mposhtur portierin kundërshtar me një parabël fantastike.

Me fillimin e pjesës së dytë (46’), Valverde dyfishoi rezultatin, pas një rasti të pastër të humbur nga Rodrygo.

Në minutën e 65, Al Ahly ngushtoi diferencën me një penallti të shënuar nga Maaloul.

Reali vulosi fitoren me Rodrygo dhe Arribas, të cilët shënuan në minutat shtesë të ndeshjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos