Futbollisti që kërkoi ndihmën e një tenori

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2023, 20:34 | Futboll

Dayot Upamecano ka zënë një vend titullari te Bayern Munchen pas një fillimi jo të lehtë të aventurës me bavarezët. Por, për ta bërë këtë gjë, ka punuar fort në çdo aspekt. Madje, edhe me vokalin e tij.

Në një intervistë për “Sport Bild”, mbrojtësi francez rrëfeu se iu drejtua një tenori për të përmirësuar zërin.

“Më dhimbte fyti shpesh dhe pas ndeshjeve më ikte zëri. Prandaj, vendosa të kërkoj ndihmë. Përmirësova kordat e mia vokale. Këndonim bashkë, ai më mësoi disa teknika stërvitjeje. Tani mund të bërtas shumë, mund t’i jap më mirë udhëzimet për shokët e mi në fushë”, tregoi Upamecano.

“Kisha probleme për të ngritur zërin, për të thirrur shokët. Mësova si të flas me një ton më të thellë, që të mos dëmtoj kordat vokale”, shtoi mbrojtësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos