Tre stadiume të reja, çelet konkursi ndërkombëtar

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2023, 18:10 | Futboll
Tre stadiume të reja, çelet konkursi ndërkombëtar

Shqipërisë do t’i shtohen tre stadiume të tjera me standarde ndërkombëtare. Ky eshte synimi i qeverisë, që sot ka çelur tre konkurset ndërkombëtare për stadiumet e Vlorës, Durrësit dhe Korçës.

Sipas kryeministrit Edi Rama, që postoi lajmin,  stadiumet “synojmë t’i kthejmë në qendra të reja qytetesh, plot jetë në çdo ditë të javës e atraksione për të gjitha moshat”.

Sipas objektivave të botuara, që duhet të merren parasysh nga kompanitë e interesuara në konkurs, eshte kapaciteti i tyre, prej 10 000 spektatorësh secili që do të respektojnë rregulloret e UEFA-s për stadiumet e kategorisë 3.

Sipas dokumentit, “projektet do të bëjnë një rikonceptualizim dhe rizhvillim rrënjësor të komplekseve sportive, duke përfshirë ambientet e fushave të brendshme, ambientet e notit (në Korçë dhe Vlorë) dhe pjesën tjetër të terreneve sportive”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/05/rama-njofton-3-stadiume-te-reja-ne-vend-dhe-zbulon-qytetet-ku-do-te-ndertohen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos