Reali “masakron” Liverpoolin në “Anfield”

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2023, 22:55 | Futboll
Reali “masakron” Liverpoolin në “Anfield”

Real Madrid ka shkatërruar me rezultatin 5-2 Liverpoolin në “Anfield”, duke hedhur një hap të sigurt drejt çerekfinaleve të Champions League.

Dygolëshat e Vinicius dhe Benzema, si dhe goli i Militaos i japin një avantazh të madh ekipit të drejtuar nga Carlo Ancelotti për ndeshjen e kthimit.

Liverpool e nisi mirë ndeshjen, duke shënuar dy gola të shpejtë me Darwin Nunez dhe Mohammed Salah (4’ dhe 14’), por “uragani” madrilen përmbysi gjithçka me golat e shënuar nga minuta e 21 deri në minutën e 67. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/21/dy-gola-fantastike-dhe-dy-gafa-nga-portieret-spektakel-ne-liverpool-real/

A2 CNN Livestream

Latest Videos