Liverpool kërkon hakmarrjen ndaj Realit, Napoli sfidon Eintracht

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2023, 10:38 | Futboll
Liverpool kërkon hakmarrjen ndaj Realit, Napoli sfidon Eintracht

Rikthehet spektakli dhe emocionet e Champions League ku në fushë do të zbresin të tjera skuadra të mëdha.

Vëmendja është te superndeshja Liverpool-Real Madrid. Spanjollët kanë në favor statistikat kurse anglezët kërkojnë të hakmerren për finalen e luajtur në 2018 ku madrilenët fituan 3-1 apo finalen e një edicioni më parë ku Reali i mposhti minimalisht dhe i hoqi nga duart një tjetër trofe.

Megjithatë, historia këtë edicion është ndryshe. Fati i vuri përballë këtë herë jo në një finale, por në fazën e 1/8, aty ku vetëm njëra prej tyre do të sigurojë një biletë për në fazën çerekfinale.

Sa i përket organikës së dy ekipeve, gjiganti spanjoll Real Madridi do të ketë mungesa të rëndësishme. Klubi ka bërë të ditur se trajneri Carlo Ancelotti nuk do të llogarisë mesfushorët Kroos dhe Tchouameni. Të dy futbollistët nuk kanë udhëtuar me ekipin drejt Liverpoolit për shkaqe shëndetësore dhe nuk dihet për sa kohë do të qëndrojnë jashtë fushe.

Ndërkohë anglezët do të bëjnë pa Luiz Dias dhe Tiago Alkantara. Edhe ndeshja tjetër premton emocione dhe spektakël.

Napoli përpos sezonit fantastik që po zhvillon në Serie A kërkon që të ketë sukses dhe në arenën europiane, ndonëse detyra është shumë herë më e vështirë.

Italianët përballen sot në mbrëmje me Eintracht Frankfurt që edicionin e kaluar fitoi trofeun e Europa League. Lajmi i mirë për skuadrën e Spalletit është se do të rreshtohet me formacionin më të mirë pasi italianët nuk kanë asnjë mungesë.

Ndërkohë Frankfurt bën llogaritë pa mesfushorin Junior Dina. Të dyja takimet do të luhen në mbrëmje në orën 21:00 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos