
Lionel Scaloni është njeriu që çoi drejt suksesit në Katar kombëtaren e Argjentinës. Në një intervistë së fundi, teksa ishte në në Qendrën Sportive, Coverciano, ai ka rrëfyer detaje nga suksesi në Botëror.
“Një nga aspektet më të rëndësishëm në rrugëtimin tonë në Botëror ishte komunikimi, komunikimi mes lojtarëve me stafin, por edhe me tifozët. Kishim një lidhje të ngushtë me ta, ishte emocionale dhe kjo na bënte që ta donim fanellën edhe më shumë. Pastaj, sigurisht të kesh në skuadër një lojtar si Messi është avantazh i madh. Si një ish-shok skuadre i tij, ta trajnosh është po aq bukur, shoh se si lojtarët e tjerë e ndjekin dhe e kërkojnë në fushë. Ai është një lider”.
Më tej, ai foli edhe për Botërorin e vitit 2026, duke thënë se Messi e ka derën e hapur në kombëtare, por kjo varet edhe nga gjendja e tij fizike.
“Messi në 2026-tën? Nëse do të luajë në Botërorin e ardhshëm apo jo, është një vendim që i takon Messit. Nëse do të jetë mirë fizikisht dhe trupi do t’i përgjigjet, unë e pres”, u shpreh Scaloni. (A2 Televizion)