Reali nuk zhgënjen në ndeshjen e parë të La Liga, fiton jashtë ndaj Celta

Nga A2 CNN
17 Gusht 2019, 21:20 | Futboll
Reali nuk zhgënjen në ndeshjen e parë të La Liga, fiton

Real Madrid e nis me këmbën e mbarë La Liga-n dhe fiton me rezultatin 3-1 në transfertë ndaj Celta Vigo.  “Los Blancos”, që vinin në këtë ndeshje pa Hazard dhe James, kaluan të parët në avantazh me Karim Benzema në minutën e 12 të takimit falë një asisti të Bales, që surprizoi me prezencën e tij në  formacion.

Skuadra nga Madridi e mbylli me pjesën e parë me një lojtar më pak për shkak të një kartoni të kuq ndaj Modric pas ndërhyrjes së VAR.

Rezultati u dyfishua në pjesën e dytë të takimit me një silur nga Toni Kroos, goli i tretë u shënua nga Lucas Vasques. Për vendasit rezultati u shkurtua nga Iker Losada në minutën e parë të shtesës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos