Reciprociteti i radhës, Kurti: Në certifikatat e mauneve të lexojë ''Republika e Kosovës''

Nga A2 CNN
31 Maj 2020, 21:26 | Kosova
Reciprociteti i radhës, Kurti: Në certifikatat e mauneve të

Asnjë maune nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk figuron: Republika e Kosovës. Ky është një prej vendimeve reciproke ndaj Serbisë, nga qeveria e kryeministrit në detyrë Albin Kurti. Ai thotë se së fundmi Serbia ka ndërruar qasje, duke kushtëzuar përdorimin e emrit "Republika e Serbisë" ndaj përgjigjja sipas Kurtit do të jetë me masë reciproke, pasi edhe emri "Kosovë" është kushtetues.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/882898282210057

“Obligohet Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të përdorë stemën dhe emrin 'Republika e Kosovës' në të gjitha certifikatat fitosanitare dhe veterinare. Pra, asnjë maune nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk figuron: Republika e Kosovës,” thuhet në vendimin e qeverisë së Kosovës.

Reciprociteti u vendos nga qeveria Kurti, pas heqjes së tarifës Haradinaj 100% ndaj mallrave serbe, si rezultat i presionit ndërkombëtar, që këmbëngul për kthimin në dialog të Prishtinës dhe Beogradit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos