Vendimi pro dekretit të Thaçit, Kurti: Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit

Nga A2 CNN
29 Maj 2020, 15:37 | Kosova
Vendimi pro dekretit të Thaçit, Kurti: Gjykata Kushtetuese u

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti reagon ashpër për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit, Hashim Thaçi.

“Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit. Ajo foli për veten, më parë e më shumë sesa për çështjen që trajtoi. Ajo e vulosi veten, ajo e zhvlerësoi veten”, shkruan kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.

Kurti shton se do të vazhdojë betejën bashkë me popullin kundër asaj që e cilëson si “kastë të korruptuar”.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/881518402348045

Gjithashtu kryeministri thekson se ka pasur shpresa të mëdha për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por sipas tij, verdikti i marrë është përtej imagjinatës dhe poshtë çdo niveli logjik e juridik.

“Si i padrejtë, ai është i papranueshëm”, përfundon Kurti duke nënvizuar se hapat e tjerë politikë do të bëhen të ditura në ditët në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos