Faza e tretë e njëkohësisht ajo finale e fiskalizimit po shfaq një ecuri pozitive si në numrin e bizneseve që po aplikojnë ashtu edhe në numrin e faturave të lëshuara.
Që nga 1 janari e deri më tani, numri i bizneseve të fiskalizuara ka arritur në 25,700, ky pjesa kryesore përbëhet nga sipërmarrjet e mëdha.
Pozitive paraqitet edhe situata me faturat e fiskalizuara. Sipas të dhënave të Tatimeve, deri më tani janë lëshuar më shumë se 24 milionë të tilla, ku pjesën më të madhe e përbën biznesi i madh.
Rezana Çelmeta, drejtuese në Drejtorinë e Procesit të Biznesit, tregon edhe mënyrën se si po garantohet ky proces.
“Prej 1 shtatorit, në zbatim të masave, tatimpaguesit do të vizitohen për t’u mbështetur në plotësimin e portalit Self Care si dhe për aplikimin e certifikatave elektronike”, sqaron ajo.
Lidhur me shqetësimet e bizneseve për portalin SelfCare, Çelmeta tregon se tashmë problematikat janë zgjidhur.

“Sistemi është në funksion të plotë, padyshim ka nevoje për përmirësime të problematikave që shfaqen gjatë procesit të lëshimit të faturave”, thotë ajo.
Pavarsisht se afati ishte 1 shtatori, bizneseve nuk do u aplikohen penalitete deri në fundin e vitit. Drejtori e Përgjithshme e Tatimeve parashikon që deri në fundin e vitit reforma e fiskalizimit e nisur më 1 janar, të përmbyllet plotësisht. (A2 Televizion)