
Përmirësimi i situatës pandemike në vendin tonë dhe heqja e shumicës së masave, ka bërë që agjencitë e huaja ta shohin vendin tonë si një mundësi e mirë për të sjellë klientët e tyre dhe të nisin prenotimet.
Përveç bregdetit, prenotimet kanë nisur edhe në Korçë dhe këtë fakt e pohojnë vetë menaxherët e hoteleve.
Ndërkohë në Parisin e vogël shqiptar, tashmë gjen të huaj në rrugët e kalldrëmta, të cilët kanë ardhur pasi kanë dëgjuar që Shqipëria është e hapur, ndërsa janë të suprizuar nga çfarë gjejnë këtu.
Korça dhe Pogradeci në qershor pritet të çelin zyrtarisht sezonin turistik, dhe të dyja bashkitë kanë përgatitur programe të ngjeshura artistike për të thithur sa më shumë turistë vendas e të huaj. (A2 Televizion)