Reforma në Drejtësi, Ibrahimi: SPAK do të ngrihet edhe me më pak se 10 anëtarë

Nga A2 CNN
24 Shtator 2019, 17:07 | Aktualitet
Reforma në Drejtësi, Ibrahimi: SPAK do të ngrihet edhe me më

Një ditë para shpalljes së listës së tre kandidatëve për kryeprokuror, kreu i KLP Gent Ibrahimi raportoi në Komisionin e Monitorimit për organet e reja të drejtësisë, ku foli edhe për vonesat për ngritjen e SPAK. Shkak sipas tij është vettingu, ndërsa ritheksoi se SPAK duhet të ngrihet edhe me më pak se 10 anëtarë.

“Unë e di që shpesh herë më është dashur të jap afate, por kjo është e vështirë duke patur parasysh që afati final bazohet në disa faktorë, nga ne, vettingu, si dhe nga ankimet  e kandidateve, dhe këto dy të fundit nuk varen nga ne”, deklaroi Ibrahimi.

https://a2news.com/2019/09/16/mbledhja-e-klp-genti-ibrahimi-nuk-ka-spak-pa-vetting/

Sipas kreut të KLP-së, “ne kemi kryer punën tonë, me renditjen e bërë publike. Ditën e enjte fillon faza e dytë, vlerësimi i meritave profesionale të kandidateve, dhe pikëzimi i tyre. Mendojmë që procesi të përfundojë brenda muajit tetor, pa parashikuar këtu procesin e ankimimit të kandidatëve, që do të shtyjë procesin me 10 dite të tjera”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos