Reforma në Kod dhe Kushtetutë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Ndryshime kushtetuese jo në kushtet e emergjencës

Nga A2 CNN
13 Korrik 2020, 14:40 | Aktualitet

Deri para pak ditësh, marrëveshja që mbante firmat e 5 qershorit, që subjekt kishte dakordësinë e një reforme zgjedhore, ishte arritja pothuajse e vetme politike e muajve të fundit, e cila përkonte edhe me një prej detyrave të shtëpisë që ndërkombëtarët na dhanë për rrugën e integrimit. Nisur nga çfarë na tregon historia, pyetja që lind është, nëse cenon stabilitetin qëndrimi i ri zyrtar i PS-së për listat e hapura të pjesshme dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore? Edhe një herë, ndërkombëtarët e tërhoqën veshin e politikës në distancë, Komisioneri Oliver Varhelyi dhe ambasadorja Yuri Kim kërkuan miratim të shpejtë të marrëveshjes në kornizat ekzistuese të 5 qershorit. Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka qenë një strukturë vrojtuese e vazhdueshme, e cila është konsultuar dhe ka dhënë idetë e saj për ecurinë e reformës zgjedhore, e së fundmi fliste për mungesë transparence. Por çfarë mendon sot kur mund të shkohet edhe drejt ndryshimeve kushtetuese në rrethana “in extremis” për kohën fizike në dispozicion? Për këtë foli në A2 Erida Skëndaj, drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Skëndaj thekson se ndryshimet kushtetuese nuk mund të bëhen në kushtet e emergjencës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos