Reforma Zgjedhore, opozita parlamentare: Ndryshojmë sistemin ose nuk bëhemi dekor

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2019, 14:15 | Politikë
Reforma Zgjedhore, opozita parlamentare: Ndryshojmë sistemin ose nuk

Opozitës parlamentare duket se I ka sosur durimi sa I përket çështjes së ndryshimit të sistemit zgjedhor. Ralf Gjoni shpjegoi shqetësimin e deputeteve, gjatë një takimi me gazetarët në tryezën e thirrur nga Forumi I Shoqërisë Civile dhe fondacioni “Friedrich Ebert”, për këtë reformë.

“Ka ardhur koha të ndajmë shapin nga sheqeri dhe, siç thonë amerikanët, të vendosim paratë atje ku kemi gojën. Ka ardhur ora e të vërtetës. Ne kemi bërë përpjekjet maksimale për hapjen e debatit të madh kombëtar për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ky duhet të ishte debati, sipas pikës së dytë të objektit të komisionit të posaçëm, objekt të cilin PS po e injoron”, tha Gjoni.

Deputeti i pavarur tha se asnjë parti nuk ka sjellë qoftë edhe një propozim konkret për ndryshimin e kodit zgjedhor. “Ka ardhur koha të jemi më të qartë dhe konkret. Ne nuk besojmë në bojkot, prandaj jemi në Parlament. Por ka ardhur kohë të qartësojmë procedurat e zhvillimit të seancave. Nuk mund ta fillojmë nga bishti trajtimin e çështjeve. Nuk mund të vijnë drafte të parapërgatitura si lugë çorbe, ne nuk jemi atje për mbushjen e fasadave të PS”, u shpreh Gjoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos