Paketa anti-shpifje, Meta: Të dëgjohen shqetësimet e partnerëve

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2019, 13:28 | Politikë
Paketa anti-shpifje, Meta: Të dëgjohen shqetësimet e

Duke ripostuar një status në Facebook të Komisioneres për të Drejtat e Njeriut në Këshillin Evropian, Dunja Mijatoviç, Presidenti Ilir Meta ka reaguar përsëri për paketën anti-shpifje që pritet të votohet këtë javë në Parlament.

“Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare! Mjaft me nxitimin për t’i shtuar ato më tej! Shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri! Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur!”, shkruan Meta në Facebbok

Një ditë më parë, pakte kaloi në Komsionin e Ligjeve. Edhe pse deputetët i kishin sjellë amendamentet të cilat bazoheshin në rekomandimet e OSBE apo dhe shqetësimet e gazetarëve, pjesa më e madhe e tyre nuk u miratua, duke lënë në fuqi në pjesën më të madhe variantin e qeverisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/dy-ligjet-per-median-ati-shpifje-apo-anti-fjales-se-lire/
https://a2news.com/2019/12/16/paketa-antishpifje-miratohet-ne-teresi-ne-komisionin-e-ligjeve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos