Regjisori i “Squid Game” e konfirmon: Do të ketë një sezon të dytë

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 11:27 | Showbiz

Lajm i mirë për fansat e “Squid Game”: krijuesi dhe regjisori Hwang Dong-hyuk konfirmoi se seriali do të kthehet së shpejti me sezonin e tij të dytë.

Hwang tha për “Associated Press” se suksesi i sezonit të parë nuk i la rrugë tjetër përveçse të niste punën për një sezon tjetër.

https://a2news.com/2021/10/10/e-zhytur-ne-borxhe-ne-serial-por-ne-realitet-ylli-i-squid-game-po-fiton-miliona/

“Ka pasur shumë presion, shumë kërkesa dhe shumë vlerësime. Kështu që, ndihem sikur nuk kam zgjedhje tjetër. E kam në kokë sezonin e dytë, po e planifikoj”, u shpreh regjisori.

Që nga nisja e shfaqjes së tij në shtator, “Squid Game” është bërë seriali më i shikuar në Netflix. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/13/netflix-squid-game-seriali-me-i-shikuar-ne-muajin-e-pare-te-shfaqjes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos