Rekord i zymtë në Maqedoninë e Veriut, 193 raste të reja me COVID-19 dhe 9 viktima

Nga A2 CNN
17 Qershor 2020, 17:43 | Ballkani
Rekord i zymtë në Maqedoninë e Veriut, 193 raste të reja me

Maqedonia e Veriut regjistron një rekord tepër të zymtë në pandeminë koronavirus. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 193 raste të reja me Covid-19 nga rreth 1400 teste të kryera në 24 orët e fundit.

Numri më i lartë i të infektuarve u raportua në Shkup me 140 të tillë. Në 24 orët e fundit, Covid-19 u mori jetën 9 personave, ndërsa janë shëruar dhe 46 pacientë.

https://a2news.com/2020/06/17/maqedonia-e-veriut-hap-kufijte-me-shqiperine-por-vendos-kushte/

Që prej shpërthimit të pandemisë, Maqedonia e Veriut ka regjistruar mbi 4400 të infektuar me koronavirus, 210 viktima dhe 1803 të shëruar. Rastet aktive janë më shumë se 2400. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos