8 viktima në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, por 86% e rasteve janë asimptomatikë

Nga A2 CNN
16 Qershor 2020, 14:57 | Ballkani
8 viktima në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, por

Nga të gjitha shtetet ballkanike që po njohin rritje të rasteve të reja me koronavirus pas asaj që duhet të ishte një hapje e sigurt, situata më e rëndë paraqitet në Maqedoninë e Veriut. Vendi raporton thuajse çdo ditë humbje jetësh si pasojë e Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 134 raste të reja dhe 8 viktima. Megjithatë, pavarësisht shifrave alarmante, ekspertët e shëndetësisë thonë se 86% e rasteve janë asimptomatikë, dhe vetëm 14%, apo rreth 320 pacientë, janë të shtruar në spital.

Mbrëmjen e së hënës, qeveria e Shkupit miratoi dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 15 korrik. Mbi bazë të dekretit fushata nis më 24 qershor dhe zgjat 20 ditë. Presidenti i Maqedonisë së Veriut vendosi të rikthejë gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin, për 8 ditë, duke nisur nga 15 qershori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos