
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç pohon se nuk ka pritshmëri të mëdha nga takimi i Uashingtonit më 27 qershor.
“Serbia është e vogël që të komandojë Shtëpinë e Bardhë, por edhe aq e madhe sa të thotë e të mbrojë interesat e saj”, shprehet kreu i shtetit.
Gjithashtu i konsideron të papranueshme kushtet e vendosura nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. “Nëse është një platformë me të cilën Hoti apo Thaçi do të ulen në bisedime, atëherë është më mirë që ata të mos vijnë në takime”, shton Vuçiç.
Presidenti serb tha ndër të tjera se ky lloj presioni, shantazhi apo kërcënimi nuk do t’i ndryshojnë qëndrimin ndaj Kosovës. (A2 Televizion)