Rekord incidentesh me armë në SHBA, vriten 3 persona në Uashington

Nga A2 CNN
24 Janar 2023, 18:18 | Bota
Rekord incidentesh me armë në SHBA, vriten 3 persona në

Tre persona kanë humbur jetën nga të shtënat gjatë natës në një dyqan në Yakima në shtetin e  Uashingtonit në SHBA. Lajmi është konfirmuar për CNN nga shefi i policisë lokale, Matt Murray.

Autori i dyshuar i vrasjeve u arratis me një Chrysler pas të shtënave dhe është ende në arrati.

“Ai është një person i rrezikshëm dhe të shtënat kanë qenë të rastësishme, ndaj ka rrezik për komunitetin”, paralajmëroi policia.

Të shtënat në Uashington vijnë pas atyre në Kaliforni ku mbetën të vrarë 7 persona dhe atyre në Monterey, ku një i moshuar me origjinë aziatike vrau 11 persona në një sallë kërcimi.

Këtë muaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar rekord rastesh të incidenteve me armë zjarri, më shumë se kurrë në historinë amerikane. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/24/tjeter-masaker-ne-kaliforni-vriten-7-persona/
https://a2news.com/video/masakra-ne-kaliforni-vrau-10-persona-ne-studion-e-kercimit-gjendet-i-vdekur-autori/

A2 CNN Livestream

Latest Videos