Rekord infektimesh, epidemiologu: Shumë shpejt do të kemi një rënie të ndjeshme rastesh

Nga A2 CNN
19 Janar 2022, 15:09 | Aktualitet
Rekord infektimesh, epidemiologu: Shumë shpejt do të kemi një

Epidemiologu, Fabian Cenko, i ftuar në Ditarin e mesditës në A2 CNN, foli për situatën e pandemisë në Shqipëri, ku një ditë më parë u shënua edhe numri rekord i rasteve të reja të infektimeve që prej fillimit të pandemisë, me më shumë se 2800 të infektuar.

Cenko theksoi se e rëndësishme në këtë situatë është që nuk ka një rritje të ndjeshme të numrit të personave të shtruar në spital. Ai theksoi se shumë shpejt parashikon një ulje të ndjeshme të rasteve të reja.

“Këto shifra mund të jenë edhe më të larta nëse do të llogarisnim edhe ata që kanë rezultuar negativë, por janë në statusin e infeksionit. Kjo tregon që Omicron tashmë është realisht varianti që dominon në popullatën shqiptare. Unë mendoj se shumë shpejt do të ketë një rënie të rasteve dhe më pas ajo do të jetë edhe prova e pikut të rasteve.

Numri i madh i rasteve tregon se ky variant shpërndahet lirshëm në popullatë, kjo edhe për shkak të nivelit të masave. E rëndësishme është të shohim shtrimet në spital që gjithsesi nuk ka një rritje të theksuar. Unë besoj se nuk do të kemi përkeqësim të situatës në spitale”, tha Cenko. (A2 Televizion)

https://www.facebook.com/A2CNN/videos/5347836715244245

A2 CNN Livestream

Latest Videos