
“Dhuro arsim! Dhuro të ardhme!” Është fushata me e re e cila është ndërmarrë në kuadër të një lënde të quajtur Konceptim dhe Menaxhim Fushatash nga 28 studentë të cilët synojnë kontributin, sigurimin e sa më shumë bursave dhe të ardhurave për të mbështetur të rinjtë jetimë nga mosha 14-18 vjeç për t’u arsimuar.
Organizatorët e fushatës, gjatë lançimit të saj, thanë se ky projekt do të ketë një shtrirje lokale brenda qytetit të Tiranës, por edhe në qytete të tjera të vendit. Pas prezantimit të detajuar të fushatës, duke e nisur nga objektivat, synimet, qëllimi, pritshmëritë, ata u ndalën edhe tek aktivitetet, burimet e sigurimit të fondeve, etj. Edhe rastet e suksesit nga të rinj jetim, të cilët kanë bërë sakrifica të mëdha në jetë për të ecur përpara dhe për t’u arsimuar nuk munguan gjatë organizimit!
Në fund të mbylljes së aktivitetit të Lançimit, ata shprehën falënderimet dhe mirënjohje për gjithë pjesëmarrësit, në veçanti falënderuan udhëheqësen e lëndës “Konceptim dhe Menaxhim fushate” Dr. Edlira Mali. (A2 Televizion)