Peleshi: Italia 31 milionë euro Shqipërisë, për fuqizimin e sistemit të mbrojtjes civile

Nga A2 CNN
19 Janar 2022, 12:56 | Aktualitet
Peleshi: Italia 31 milionë euro Shqipërisë, për fuqizimin e

Italia do t’i japë Shqipërisë 31 milionë euro grante për fuqizimin e sistemit të mbrojtjes civile. Lajmin e ka dhënë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, gjatë vizitës së tij në shtetin fqinj, ku njoftoi se fuqizimi i sistemit të Mbrojtjes Civile është një nga prioritetet, për të cilin Ministria e Mbrojtjes po punon prej muajsh.

“Projekti parashikon ndërtimin dhe përgatitjen e sallës operacionale të mbrojtjes civile, trajnimin e stafit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, rritjen e kapaciteteve për planifikimin e emergjencave dhe parashikimin e rrezikut, pajisjet për sallat e Operacionale në 4 qendrat e AKMC-së dhe 8 prefektura, si dhe pajisjen me mjete, sipas standardeve të kohës”.

Gjatë vizitës në Itali, Peleshi u takua me shefin e Departamentit të Mbrojtjes Civile, z. Fabrizio Curcio dhe komandantin e Komandës së Bashkuar Operacionale, gjeneralin Francesco Paolo Figliuolo.

Ai falënderoi Departamentin italian të Emergjencave Civile, për mbështetjen e dhënë në rastin e tërmetit tragjik të vitit 2019, si dhe gjatë pandemisë së COVID-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos