Rekord negativ për euron, niveli më i ulët nga 2008

Nga A2 CNN
22 Maj 2019, 18:36 | Ekonomi
Rekord negativ për euron, niveli më i ulët nga 2008

Kriza politike po godet edhe euron. Monedha e përbashkët evropiane ka rënë në kuotën e 122.4 lekëve, niveli më i ulët që nga dhjetori 2008.

Ekspertët e këmbimit valutor shpjegojnë se ka disa arsye. Tendenca rënëse e euros e javëve të fundit po ndikohet nga kushtet atmosferike, të cilat kanë ulur qarkullimin e biznesit, por edhe nga kriza politike ku është zhytur vendi, e cila është reflektuar te rënia e konsumit.

Rënia e parasë në qarkullim dhe oferta e lartë në valutë ka bërë që euro të shënojë rekorde të njëpasnjëshme të ulëta. Ky është një tjetër rekord i ri minimal, teksa euro ka zbritur në nivelin më të ulët në 11 vjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos