
Ka luajtur vetëm 60 minuta me bluzën e Borussia Dortmund, por norvegjezit Haaland i kanë mjaftuar për të treguar se është një makineri golash, duke realizuar 5 herë.
19-vjeçari arriti të lërë gjurmë edhe në ndeshjen e dytë për të me skuadrën gjermane, edhe pse u fut në fushën e lojës vetëm në minutën e 65-të, kur rezultati ishte 3-1. Haaland tregoi vlerat e tij duke realizuar edhe dy gola, duke e vulosur rezultatin në 5-1.
Me këtë fitore, Dortmundi ngjitet në vendin e tretë me 36 pikë, po aq sa Bayern, i cili do të luajë sot ndaj Schalke. (A2 Televizion)