Rektori i Universitetit të Mjekësisë: Në qoftë se nuk e kemi kaluar pikun, jemi afër, por të vijojë vaksinimi

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2022, 14:18 | Aktualitet
Rektori i Universitetit të Mjekësisë: Në qoftë se nuk e

Pranvera e këtij viti do ta gjejë Shqipërinë dhe Europën në një gjendje totalisht ndryshe nga ajo e kaluar.

Është i bindur për këtë rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata. “Në qoftë se nuk e kemi kaluar pikun, jemi afër kalimit. Periudha më e vështirë në Shqipëri ka qenë nga mesi i janarit në mesin e marsit të vitit të kaluar, kur kishim të mbushur 4 spitalet në Tiranë, spitalet private edhe ato rajonale. Sivjet Omicron tregon që vërtet përhapet më shpejt, por ka pasoja më të lehta, ndërkohë që 70% e të shtruarve në Infektiv janë të pavaksinuar. Për këtë arsye, bëj sërish apel për t’u vaksinuar”, thotë mjeku për A2 CNN.

Gjata shton se ai beson se “nga fillimi i pranverës, do të ketë ulje të masave, kemi një lloj imuniteti natyral sepse rastet mund të kenë qenë më shumë sesa evidentohen. Shumë studiues në botë thonë se Omicron mund të jetë fundi i kësaj epidemie”.

Universiteti i Mjekësisë që ai drejton ishte i vetmi që mori vendimin e vaksinimit të detyruar për studentët. “Nuk kemi pasur problem me studentët, që po ndjekin rregullisht mësimet, mbi 90%  e tyre janë të vaksinuar. Kemi pasur raste sporadike, por jo diçka që të na shtrëngoi të pezullojmë mësimin”, thotë Gjata që shton se “kemi një kohë të gjatë që nuk dëgjojmë viktima nga ana e mjekëve, dhe kjo varet nga vaksinimi i tyre, ndërkohë që vitin e kaluar po qanim disa kolegë".

https://a2news.com/2022/01/28/infektimet-nga-omicron-mjeku-nese-shyn-varianti-ba-2-do-te-ulet-kurba-vemendja-te-shtrimet-ne-spital/

Urgjenca kirurgjikale në QSUT ka kaluar në Spitalin e Traumës, në kuadër të ristrukturimit të Infektivit, por rektori thotë se kjo nuk ka shkaktuar probleme të mëdha. “Ishte një projekt me fonde të huaja që mund të digjeshin, dhe nuk mund të vononin punimet. Shërbimi bëhet 5 ditë te Spitali Ushtarak dhe 2 ditë te Senatoriumi. Ndërkohë, në QSUT kemi mbajtur operacionet që mund të kryhen vetëm aty, siç janë pankreatitet, hemorragjitë e rëndësishme, gurët e tëmthit që kanë nevojë për teknologjinë RCP, etj”.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/11/1-vit-shqiperia-buzeqesh-renditemi-te-parafundit-ne-rajon-per-nivelin-e-vaksinimit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos