Fuqi, por me shpejtësi të kontrolluar. Ky do të jetë revolucioni i ri i shpallur ditët e fundit nga kreu i gjigantit francez të automobilizmit Renault, Luca De Meo.
Tradicionalisht prestigji dhe shpesh herë edhe kosto i një automjeti është lidhur në mënyrë t\fortë me shpejtësinë maksimale të arritur, qoftë edhe teorike.
Por sipas De Meo, modelet e ardhshme të Renault nuk do të mund të shkojnë përtej shpejtësisë 180km/h. Ky vendim është marrë për të mundësuar një strategji të re të kompanisë, që do të fokusohet gjithmonë e më shumë në tematika si ndotja mjedisore dhe siguria rrugore.
Sipas Luca De Meo, modelet e ardhshme të Renault nuk do të mund të shkojnë përtej shpejtësisë 180km/h Ky vendim është marrë për të mundësuar një strategji të re të kompanisë, që do të fokusohet gjithmonë e më shumë në tematika si ndotja mjedisore dhe siguria rrugore Model i Renault Megane elektrike Marka "Alpine", dega sportive e Renault, do të vijojë gjithsesi të paraqesë modele pa kufizimin e shpejtësisë Model i Alpine Modeli Renault Sport RS01 mund të arrijë deri në 300 km/h
Normalisht, vendimi nuk afekton pjesën më të madhe të shoferëve, që rrallë herë mund të tejkalojnë një limit të tillë, por gjithsesi nuk kanë munguar kritikat nga ana e fansave të shpejtësisë.
Për ta, Renault ka gjetur gjithsesi një zgjidhje. Marka "Alpine", dega sportive e Renault, do të vijojë gjithsesi të paraqesë modele pa kufizimin e shpejtësisë, për ata që duan të eksperimentojnë shpejtësinë, mundësisht në pistat e përcaktuara. (A2 Televizion)