Renditja e FIFA-s, shtatori nuk i ka shërbyer Shqipërisë dhe Kosovës

Nga A2 CNN
17 Shtator 2020, 12:35 | Futboll

Nuk ndryshon pozicioni i Kombëtares Shqiptare për muajin shtator. Renditja e Fifas për muajin shtator e gjen përfaqësuesen kuqezi në vendin e 66-të, pa asnjë ndryshim nga muajt e kaluar.

Renditja e Shqipërisë

Humbja ndaj Lituanisë është një prej faktorëve që Shqipëria nuk ka mundur të bëjë përpara në klasifikim. Kosova ndërkohë ka rënë me një pozicion.

Renditja e Kosovës

Dardanët pozicionohen në vendin e 116 ndërsa rënia vjen si pasojë e paraqitjes së dobët në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. Renditja në vendet e para ndërkohë mbetet e njëjtë. Belgjika kryeson, ndjekur nga Franca dhe Brazili. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos