Sa herë e sa shumë i kemi dëgjuar pothuajse gjithë jetën, por veçmas në javët e muajt e fundit këto fjalë çelës, që mesa duket kanë edhe çelësin e përditshmërisë së vazhdimësisë të jetëve tona. A ka krizë pandemie që e ka veshur ekonominë, apo kriza kishte lulëzuar dhe ky interval ishte shtysa e fundit? Si dhe me çfarë do të rimëkëmbemi? Kush na nxjerr nga balta për t’u mbijetuar faturave e për të përballuar edhe borxhet, ato private e tashme edhe borxhet e shtuara publike-shtetërore? A do të jetë turizmi hallka që do e lerë pa u shkëputur zinxhirin e dobët të ekonomisë, sidomos gjatë këtij viti? Kur flasim me shifra e për shifra, duhet fjala e ekspertëve dhe për këtë arsye ishte i ftuar në Ditari në A2 eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj. (A2 Televizion)
Rënie e sigurt, rimëkëmbje e vështirë, nismat e reja të qeverisë dhe kritikat e FMN
